F

Masë për fugim (1 - 8 mm)

Aplikimi

-Material fleksibël që përdoret për fugimin e pllakave të qeramikës, porcelanit, granitit, mermerit, gurit, mozaik-qelqit, etj.

-Për sipërfaqe të ambienteve ku jetojmë, banjo, koridore, terraca, ballkone, fasada, ambiente ku punojmë, banjo publike, mbi dysheme me sistem ngrohjeje, etj.

-Hapësira të jashtme dhe të brendshme.

-Për përdorim në mure dhe dysheme.

-Material univerzal, i qëndrueshëm ndaj ngricave dhe abrazionit, nuk lejon depërtimin e lagështisë dhe ndotjes.

-Rekomandohet që gjerësia e fugës të mos jetë më e madhe se 8 mm.

-Karakterizohet me aplikim të mirë, larje të lehtë dhe aftësi të mirë penetrimi.

-Materiali përdoret vetëm pasi ngjitësi i pllakave PEVALIT të jetë tharë mirë, që të mos ndikojë në ndryshimin e ngjyrës të masës për fugim.

-I standardizuar në klasën CG 2 -, sipas normës EN 13888.

Parametrat teknik

-Koha e punimit në enë: Deri 4 orë pas përzierjes.

-Koha e hapur për punë: Deri 20 minuta.

-Temperaturat për punim: +5°C - +30°C

-I qëndrueshëm ndaj temperaturave: -20°C - +80°C

-Norma: SG2, bazuar në EN 13888.

-Ecja mbi pllaka me pesha: Pas 8 orësh.

-Përzierja me ujë: Afërsisht 4 min., me rreth 0.53 l / 2kg.

-Paketimi: 2 dhe 5 kg.

-Ngjyra e materialit: Disa ngjyra sipas katalogut.

-Afati i magazinimit: Në paketim origjinal 12muaj, në depo pa lagështi.